Tensionet në Mesdheun Lindor: Erdogan: Turqia nuk përkulet para shantazheve

20:01 17/09/20202min113
Erdogan-

Greqia më në fund vendosi të ulej në tryezën e negociatave pasi pa vendosmërinë dhe qëndrimin e vendosur të Turqisë përballë shantazheve dhe kërcënimeve, deklaroi Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Duke folur në një ceremoni çmimesh në Ankara, Erdogan tha se Greqia e ka kuptuar se gjuha e kërcënimeve nuk ka funksionuar në Mesdheun Lindor dhe se Turqia nuk do të përkulet para banditizmit ose shantazheve.

Duke vënë në dukje se Ankaraja ka mbështetur dialogun dhe negociatat që nga fillimi, Erdogan tha se Turqia ka vepruar gjithmonë me dinjitetin e një shteti të madh pavarësisht sjelljes provokuese dhe fëminore të palës tjetër.

Vërejtjet e Erdogan erdhën pasi delegacionet ushtarake turke dhe greke vazhduan të enjten bisedimet diplomatike për të lehtësuar tensionet në Mesdheun Lindor.

Seanca e katërt e takimeve teknike midis delegacioneve ushtarake turke dhe greke për të diskutuar mënyrat për të ulur rrezikun e një përplasjeje midis dy vendeve u mbajt në selinë e NATO-s në Bruksel.

Bisedimet teknike u planifikuan pas një takimi mes Presidentit Erdogan dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, më parë këtë muaj.

Takimi i tretë u mbajt të martën, pas një takimi fillestar më 10 shtator.

Pas takimit të së enjtes, Ministria e Mbrojtjes bëri një deklaratë tjetër dhe tha se raundi i pestë i bisedimeve teknike do të mbahet javën e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto