Tensionet në Mesdhe/ Eliot Engel thirrje SHBA-ve: Duhet ta shmangim konfliktin brenda NATO-s. Nga kjo do të përfitonin vetëm…

18:33 18/09/20202min126
eliot-engel

“Shtetet e Bashkuara duhet të qëndrojnë vigjilente për të siguruar që de-përshkallëzimi në Mesdheun Lindor të vazhdojë”- kështu u shpreh Eliot Engel, Udhëheqësi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Ai kujtoi se Uashingtoni e kishte nxitur vazhdimisht Presidentin Erdogan për t’i dhënë fund agresionit të njëanshëm të Turqisë në rajon.

“Tani më shumë se kurrë, Shtetet e Bashkuara duhet të jenë vigjilente në mënyrë që të vazhdojnë shenjat e fundit pozitive të de-përshkallëzimit. Veprimet e Turqisë në Mesdheun Lindor dhe tensionet pasuese midis aleatëve të NATO-s nuk duhet të jenë një model i sjelljes përsëritëse. Përkundrazi, bashkëjetesa paqësore dhe diplomacia duhet të mbizotërojnë dhe të krijojnë kushte për dialog dhe bashkëpunim”, tha Engel, transmetojnë mediat greke.

Kështu Engel i bëri thirrje qeverisë së SHBA për të bërë presion ndaj Turqisë për të braktisur veprimet provokuese në Egje dhe Mesdheun Lindor dhe për të hedhur bazat për rinisjen e bisedimeve eksploruese midis Greqisë dhe Turqisë.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të shmangim një konflikt brenda NATO-s, nga i cili do të përfitonin vetëm kundërshtarët e Amerikës”, tha ai.

Sipas Engel lëvizjet agresive të Turqisë, të kombinuara me retorikë provokuese dhe sjellje të paligjshme, kanë nxitur paqëndrueshmëri dhe trazira në rajonin e Mesdheut Lindor dhe për këtë arsye kanë rrezikuar kohezionin dhe interesat e brendshme të NATO-s dhe të SHBA-ve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto