Tensionet Greqi-Turqi/ Moska e gatshme të ndihmojë në zgjidhjen e konfliktit

20:14 08/09/20202min88
lavrov-696x464

Moska ka shprehur gatishmëri për të ofruar ndihmë për të lehtësuar tensionet në Mesdheun lindor mes Greqisë dhe Turqisë, tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

“Ne jemi gati të ofrojmë asistencë për këtë dialog nëse palët janë dakord. Çdo përshkallëzimi i tensioneve do të ishte i papranueshëm,” tha Lavrov, i cili i bëri thirrje të gjithë palëve të zgjidhin të gjitha konfliktet ekskluzivisht përmes dialogut dhe në bazë të ligjit ndërkombëtar.

Lavrov ishte në Nikosia dhe u takua me Presidentin Nicos Anastasiades me rastin e 60 vjetorit të pavarësisë së Qipros dhe marrëdhëniet bilaterale me Rusinë. Lavrov e përdori rastin për të sulmuar SHBA si një “lojtare e jashtme”.

“Ka çështje të tjera shqetësuese për ne në lidhje me situatën në Mesdheun Lindor … të tilla si Shtetet e Bashkuara të cilat po përpiqen të krijojnë linja (ndarëse) dhe të kontribuojnë në konflikte sesa në zgjidhje paqësore,” tha Lavrov.

Tensionet në Mesdheun Lidnor u rritën pasi forcat e armatosura turke kanë nisur stërvitjen në Qipron Veriore dhe kjo nga Greqia quhet shkelje e sovranitetit.

Palët kanë rënë dakord të nisin dialogun me ndërmjetësimin e NATO-s.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto