Teliti-Ramës: Shqiptarët po vdesin trotuareve, diploma e mjekësisë vizë punë për në Gjermani ti thua “Kemi shëndetësinë më të mirë në rajon”

12:02 27/10/20204min79
download - 2020-10-27T110017.297

Një ditë më parë  “The Lancet”, publikoi një raport për nivelin e shërbimeve shëndetësore, ku Shqipëria renditet e para në rajon me 70 pikë.

Ky vlerësim është publikuar këtë të martë edhe nga vetë Kryeministri Edi Rama, ku shrkuan:

“MIRËMËNGJES
dhe me këtë vlerësim kuptimplotë për punën tonë transformuese për shëndetësinë nga prestigjozja botërore “Lancet”, e mirënjohur për nivelin e lartë të kompetencës profesionale mbi sektorin e shëndetësisë, e cila e rendit Shqipërinë me pikët më të larta në rajon dhe në një grup me disa nga vendet lindore të Bashkimit Europian, ju uroj një ditë të mbarë”

Nuk ka vonuar edhe kundërpërgjigja e PD, që e akuzon Ramën se po fsheh të vërtetat.

Shefi i Kabinetit të PD, Dorian Teliti shprehet se shqiptarët vdesin trotuareve të refuzuar dhe të përzënë nga spitalet, ndërsa diploma e studentit të mjekësisë shërben thjesht si vizë pune në Gjermani

Postimi plotë i Telitit:

E inaguroi dje për herë të dytë spitalin Covid3 pa bërë asnjë transparencë për aparaturat dhe numrin e mjekëve dhe infermierëve të specializuar që duhet të jenë në shërbim të të sëmurëve me Covid.

Ndërsa sot pa gdhirë kërkon t’u mbushë mendjen shqiptarëve se shëndetësia e epokës së rilindjes është e suksesshme dhe konkurruese në botë.

Me një raport që tregon shkallën e vaksinimit të popullsisë, ai po orvatet të bindë shqiptarët se shëndetësia shqiptare është ku e ku më mirë se shëndetësia e vendeve si Turqia ku sot shkojnë për të gjetur shërim oligarkët e PPP-ve në shëndetësi.

Ndërkohë faktet janë kokëforta dhe asnjë video 3D nuk e fsheh dot të vërtetën që jemi vendi me numrin më të ulët të mjekëve për 1000 banorë në Ballkan, kemi pagat më të ulëta për mjekët, kemi buxhetin më të ulët për shëndetësinë dhe kryejmë disa herë më pak testime për COVID se çdo vend i rajonit.

Shëndetësia në 3D e ER është çështje e kinemasë, jo e realitetit.

Realiteti thotë që shqiptarët vdesin trotuareve të refuzuar dhe të përzënë nga spitalet.

Realiteti i shëndetësisë së ER thotë që mjekët dhe infermierët ikin nga sytë këmbët nga ky vend, ndërsa diploma e studentit të mjekësisë shërben thjesht si vizë pune në Gjermani.-shkruan Teliti

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto