Tedi Blushi – Ramës: O buburrec, Ilir Meta është Presidenti i popullit dhe jo i oligarkëve!

15:34 25/10/20204min78
auto_71483063_10157554123212760_5125826133840887808_o1603630712

Presidenca ka replikuar sërish me tone të ashpra sot me Kryeministrin Edi Rama për botuesin Carlo Bollino dhe bashkëshorten gazetare, Alba Malltezi. Kjo ndodhi pas mbrojtjes së këtyre të dyve nga Rama dhe një akuze tjetër që Rama i drejtoi Presidentit Ilir Meta.

Nga Presidenca ka reaguar zëdhënësi Tedi Blushi, i cili i ka vënë në dukje Ramës faktin se botuesin Bollino e kanë akuzuar vetë deputetët dhe ish-deputetët e PS-së.

Tedi Blushi i është drejtuar Ramës për të dytën herë këtë paradite, me këto fjalë:

“O Buburrec Trendi, a janë anëtarë të “Rilindjes”, z.Alfred Peza dhe z.Sadri Abazi? A është z.Peza, Sekretar i PS për Mediat apo e ke shkarkuar? A është z.Abazi deputet i PS apo e ke përjashtuar?

Nëse pyetjet dhe e-mail e tyre ti i konsideron sulme dhe nëse të ka mbetur një fije morali, shkarkoji urgjent nga detyrat që u ke ngarkuar dhe kërko falje publikisht! Mos e mbaj Malavitën nën shantazh të dyfishtë!  Dhe as mos na ço më korrierët e tu, e di mirë ti se kush janë, për të na dhënë të tjera materiale demaskuese! Na mjaftojnë ato që kemi!

Rrit testimet për COVID-19 dhe jo PPP-të për oligarkët dhe veten tënde, se po vdesin njerëzit rrugëve.

Ilir Meta është Presidenti i popullit dhe jo i oligarkëve, banditëve dhe shqiptarofobëve. Sosi uji i gamiles tënde, o mister 1 Prilli!  Kthehu urgjent te 5 Qershori, ndryshe ora e përballjes po afron!”

Ky qëndrim i Tedi Blushit erdhi pas Rama shkroi në Twitter këto radhë, për atë që e konsideroi si sulm të Presidentit mbi Bollinon dhe Malltezin:

“Sulmi skandaloz i Ilir Metës mbi Alba Malltezin, bashkëshorten e Carlo Bollinos, është një tjetër zhytje e Presidentit të Republikës në bozën e vulgaritetit, brutalitetit, antishtetit!

Çfarë dreqin do akoma nga Shqipëria ky njeri që ka marrë më shumë se kushdo në historinë e saj!

I vetmi faj i Alba Malltezit dhe Carlo Bollinos është se i shërbejnë publikut me kurajon e me profesionalizmin e tyre dhe Ilir Meta është i fundit shqiptar në planet që mund t’i kërkojë hesap kujtdoqoftë, jo më Albës e Carlos, për si i sigurojnë të ardhurat e tyre!

Çfarë katandie!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto