Teatrit Kombëtar, SPAK merr në pyetje të dyshuarit/ Veliaj, Lleshaj e Veliu, të paditur për teantativë vrasje

11:23 29/09/20201min118
teatri-4

Në ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, bëhet e ditur se SPAK ka nisur marrjen në pyetje të disa personave që pretendohet se kanë lidhje me prishjen e Teatrit Kombëtar.

Aleanca për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, ka depozituar 6 padi në SPAK, e kjo e fundit  i ka bashkuar në një dhe ka nisur hetimet.

Mes personave që janë paditur nuk mungojnë as personat me pozicione drejtuese, të sulmuar dhe akuzuar jo pak për veprimet e tyre, ndaj personave që kanë protestuar kundër shembjes së teatrit.

Në SPAK është dorëzuar nga Alenaca edhe një padi penale kundër ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, nën pretendimin se kanë kryer veprën penale ” Vrasje të mbetur në tentativë”, vepër kjo e konsumuar më 17 Maj, ditën kur edhe u prish Teatri Kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto