“Të zgjodha 18 vite më parë dhe do të zgjidhja sërish”, Luis Suarez dedikim emocionues bashkëshortes: Të dua me gjithë shpirt

17:19 09/10/20203min107
luis-suarez6

Luis Suarez po përjeton momentet më të bukura të dashurisë me bashkëshorten e tij, Sofia Balbi.

Edhe pse kanë kaluar 18 vite kur ata u lidhën për herë të parë, dashuria e tyre për njëri-tjetrin nuk është zbehur, madhe është forcuar më shumë.

Dhe në përvjetorin e njohjes së tyre futbollisti i ka kushtuar fjalët më të bukura nënës së tre fëmijëve të tij.

Në një postim në Instagram, ai publikoi dy foto krah bashkëshortes, një të realizuar 18 vite më parë dhë një të ditëve të sotme.

33-vjeçari shkroi se e zgjodhi si gruan e jetës së tij përpara 18 vitesh dhe do ta zgjedhë gjithmonë sërish.

“Jeta ime, gëzuar përvjetorin ❤️❤️❤️ Çfarë mund të them për të gjitha momentet e bukura që kemi jetuar së bashku, dhe jo vetëm të mira, por që gjithmonë kemi mbështetur njëri-tjetrin, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Të zgjodha 18 vite më parë dhe gjithmonë do të zgjedh sërish. Nuk kam fjalë për të falenderuar për atë që je dhe për fëmijët tanë të bukur, që janë krenarë për nënën që kanë. Të dua me gjithë shpirt❤️🌹”- shkroi ai.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto