Të tjera zhvillime të papritura mes Greqisë dhe Turqisë/ Vjen paralajmërimi i fortë: Do të marrim vendime ekstreme!

17:32 22/10/20201min99
-800-0-b1aaceac0aa0bed1f4d2b629de8e24ac

Anija kërkimore sizmike Oruç Reis do të kryejë studime sizmike në Mesdheun Lindor së bashku me anijet me emrin Ataman dhe Cengizhan. Anija filloi misionin e saj mbrëmjen e së mërkurës. Anija u lëshua nga Turqia, duke ngritur një zonë hetimi në 24 pika, ndërsa pritet të çmilitarizojë zonën e Psaras.

Pas veprimeve të Turqisë, Greqia reagoi menjëherë. Ajo nxori një anti-Navtex nga stacioni i shërbimit hidrografik i Marinës në Heraklion pas anijes së nxjerrë nga stacioni i Antalias për hulumtimin e Oruc Reis në një zonë brenda shelfit kontinental grek, midis Rodos dhe Kastellorizo. Ndër të tjera pala greke thekson se Turqia po bën një aktivitet të paautorizuar dhe të paligjshëm sepse zona shtrihet në shelfin kontinental grek.


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto