Të tjera largime nga ‘Portokalli’, dy aktoret e njohura nuk do të jenë më pjesë e spektaklit

11:41 10/09/20205min100
portokalli-1

Ndryshimet në stafin e spektaklit të humorit ‘Portokalli’ kanë qenë një nga temat më të komentuara në mediat rozë. Pas konfirmimit të largimit të Xhemi Shehut nga spektakli, dyshimet nisën dhe për bashkëprezantuesin e saj Salsano Rrapi, por zërat mbeten ende në formën e thashethemeve dhe burimeve jozyrtare.

Një tjetër lajm, i cili lidhet me largimin e regjisorit Altin Basha pas 17 vitesh në ekranin e ‘Top Channel’ po qarkullon, megjithatë kjo mbeten ende e pakonfirmuar nga ana e tij. As Salsano nuk ka reguar ende lidhur me zërat por mesa duket largimet nga ‘Portokalli’ do të mbeten kryefjala e mediave edhe për pak kohë.

Burime për revistawho bëjnë me dije se dy prej aktoreve më të njohura të spektaklit të humorit nuk do të jenë më pjesë e ‘Portokalli’ këtë sezon. Bëhet fjalë për Renada Caci, e cila ka vendosur të largohet pas shumë vitesh punë në këtë format.

Ndërkohë edhe edhe Egla Ceno nuk është më pjesë e “Portokalli”, edhe pse disa ditë më parë u pa në videon e Rezart Veleshnjës, i cili njoftoi fillimin e sezonit të ri në tetor dhe prezantoi disa prej aktorëve me anë të një videoje në ‘Instagram’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto