TË TJERA KUSHTE / Zyrtarët grekë: Nga nesër në orën 6, çdokush që do hyjë në Greqi duhet të paraqesë edhe…

21:08 16/08/20201min94
Screenshot_2

Drejtori i Policisë Kufitare të Janinës, Fotis Dijis dhe komandanti i Policisë Kufitare Greke të Janinës, Thomas Betsis kanë mbërritur në pjesën shqiptare të Kakavijës për të parë nga afër situatën e krijuar. Ata janë takuar me drejtuesit e Pikës së Kalimit Kufitar të Kakavijës.

Këta të fundit duke parë volumin e punës dhe prezencën e shumtë të emigrantëve shqiptarë u kanë kërkuar homologëve grekë shtyrjen e orarit të hyrjes se emigrantëve në Greqi edhe gjatë orëve të natës deri në orën 06:00 të ditës së nesërme.

Diniss dhe Betsas kanë premtuar se do të lejojnë funksionimin e pikës edhe gjatë orëve të natës deri në zhdukjen e radhëve të emigrantëve që presin në Kakavijë për t’u larguar drejt Greqisë.

Prej ores 06:00 të ditës së nesërme çdokush që do hyjë në Greqi do t’i duhet të paraqesë PCR test dhe karantinim i detyruar 7 ditor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto