Të shtunën tjetër mbyllet qarkullimi tek sheshi ‘Shqiponja’, ARRSH dhe Policia Rrugore dalin me njoftimin e rëndësishëm: Dogana do jetë 4 muaj e bllokuar! Ja si do të devijohet trafiku!

13:05 24/10/20202min96
-800-0-5f94087d18bd3

Drejtuesit e Policisë Rrugore dhe ARRSH-së përmes një deklarate për mediat janë shprehur se për katër muajt e ardhshëm zona e Doganës do të jetë e bllokuar.

Ata iu kërkuan qytetarëve që vijnë nga jugu të përdorin Rrugën e Elbasanit për të hyrë në Tiranë, ndërsa ata që vijnë nga Kavaja dhe nga Durrësi të përdorin rrugën e vjetër të Ndroqit.

“Plani është dinamik me ecjen e punimeve. Në rrugë do kenë akses vetëm ambulancat. Lutemi drejtuesve që vijnë nga Jugu i vendit të zgjedhin për kalim aksin Tiranë-Elbasan, kurse ata që vijnë nga Kavaja të përdorin aksin nga Ndroqi”, tha përfaqësuesi i policisë në konferencën për mediat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto