Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

18:53 07/10/20201min147
newborn_monument_prishtina-990x556

Policia ka njoftuar se rreth orës 17:10 në rrugën ‘Xheladin Hana’ në Prishtinë, ka patur të shtëna me armë zjarri.

Personat e dyshuar, nga dy mjete në lëvizje kanë shtënë me armë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka bërë të ditur se policia janë në vend të ngjarjes.

Policia nuk ka dhënë detaje shtesë, por që kanë thënë se po e hetojnë rastin.

“Për momentin mund të konfirmoj se rreth orës 17:10 është pranuar një informatë për gjuajtje me armë në Rr.”Xheladin Hana” në Prishtinë. Persona të dyshuar, nga dy vetura në lëvizje, kanë shtënë me armë. Policia ka dal në vend-ngjarje, për të informata tjera u njoftojmë me kohë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto