
Video që shihni më poshtë i përket momentit të atentatit që i ndodhi mbrëmjen e djeshme 27-vjeçarit, Marjo Ferraj në qytetin e Vlorës.
Siç mund të shihni edhe në video duket e pabesueshme se si i riu ka mundur t’i shpëtojë fatmirësisht këtij atentati, pasi autori afrohet deri në xhamin e makinës dhe qëllon në drejtim të tij.
Me të dëgjuar të shtënat, objektivi i atentatit hap derën e mjetit dhe del jashtë, por atentatori amator është kthyer me kurriz dhe pret që ta marrë makina e shoqëruesit të tij, pa e kuptuar që nuk e ka qëlluar të riun.
Autorët po e prisnin jashtë banesës të riun në një mjet tip ‘Alfa Romeo’.
Në video duket qartë edhe momenti kur njëri prej autorëve del me qetësi nga mjeti dhe i afrohet makinës së autorit për ta qëlluar.