Të rrezikuar nga sulmet terroriste? Shqipëria rrit menjëherë nivelin e sigurisë, nxjerr alarmin portokalli

10:47 03/11/20201min125
-640-0-5fa11e5d0fd5e

Për shkak të akteve terroriste ndodhur së fundmi, Shqipëria është treguar vigjilente duke marrë menjëherë masat e nevojshme. Vendi ynë, ndodhur në këto kushte, ka rritur nivelin e sigurisë nga jeshile në portokalli. Raportohet se do të ketë shkëmbime në kohë reale me njësitë e anti-terrorit në Europë e me partnerët.

Masat e sigurisë janë rritur me agjentë civilë në ambiente publike me prani të madhe njerëzish, në aeroporte, porte dhe pika kufitare.

Masa shtesë sigurie janë marrë edhe në selitë diplomatike në vend. Këto masa sipas burimeve do të jenë deri në fundvit. Aktualisht kanë hyrë në vendin tonë mbi 30 shtetas të huaj, për të cilët ka patur indicie për aktivitete me prirje ekstremiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto