‘Të pashpirt, s’ka ushtri që ju mbron’ / Aida Shtino kërcënon mjekët që luftojnë me Covid-19

17:54 13/08/20202min123
page-278-527x375

Ish-moderatorja, Aida Shtino ka bërë një reagim të ashpër lidhur me situatën në spitalet Covid dhe sjelljen e mjekëve, duke akuzuar këta të fundit se nuk i lënë pacientët të mbajnë telefon me vete.

Shtino i drejton disa pyetje mjekëve, duke i cilësuar ata si të pashpirt.

Ajo paralajmëron se kjo situatë do të krijojë një turmë të tërbuar që do vërsulet nga zemërimi për shkak se të afërmit e tyre po i kthehen në kavje laboratori.

Reagimi i Aida Shtinos:

“A mundet t’ju bëj një pyetje doktorëve tanë të “çmuar”? Përse nuk u lejojnë të sëmurëve me Covid që janë të shtruar në spital telefon..??????

Kush është arsyeja që nuk i lejojnë të flasin me të afërmit e tyre…?????? A jeni në terezi ti Ministre Manastirliu dhe ti Kryetare e Komitetit Rakacolli me Pipero e kompani …..??????

A i keni trutë në kokë, apo ju kanë vaksinuar juve përpara, se që të jeni kaq të pashpirt nuk ma priste mendja kurrë…..

A do ta mbani dot turmën kur t’iu vërsulen, sepse po ju ” zhduken” të afërmit!!!!!!!!

A jeni në dijeni se çfarë jeni duke bërë ??????????

A i keni trutë në kokë ju doktoresha? A keni fëmijë e prindër në shtëpi ju ??????????

Kush është arsyeja që nuk ju lini telefon kush??????

Një gjë po ju them mbajeni mend, se nuk do të arrini të përmbani më turmën e tërburar që do t’ju vërsulen nga zemërimi , sepse po i ktheni në kavie laboratori të afërmit e tyre….dhe aty jo polici, po as ushtri nuk i bën dot zap….”, shkruan Aida Shtino.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto