Të gjithëve na është kthyer trafiku në mankth, por Lali Erit nuk ia ndjen: Ngushtimi i rrugëve, legjendë urbane!

11:24 21/09/20203min62
veliaj-1-750x375-1

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar në emisionin ‘’Koha për t’u zgjuar’’ në ‘News24’ u është përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve për trafikun në kryeqytet.

Veliaj thotë se ngushtimi i rrugëve është legjendë urbane, pasi Bashkia po i jep të drejtë të gjithë qytetarëve, si atyre që përdorin makina dhe atyre me biçikletë, me urban apo këmbësorët.

Më tej, Veliaj zbulon se Rruga e Durrësit është këtë vit në testim e sipër për të parë se si do të vijojë trafiku.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Tiranës thotë se ngushtimi i rrugëve është legjendë urbane dhe se në të vërtetë rrugët e kryeqytetit nuk po ngushtohen.

Erion Veliaj:

‘’Trafiku në Tiranë, sidomos në rrugën e Durrësit ishte keq. Definicioni i inovacionit është, provo diçka tjetër dhe provoje si do jetë. Nga rruga e Durrësit hyjmë, nga Mine Peza dalim.

Legjendë urbane ngushtimi i rrugëve. Një korsi tek ‘Myslym Shyri’ ishte e zënë nga automjetet. Edhe te Rrugë e Durrësit, por tani i është lënë transportit urban.

70% e qytetarëve në Tiranë kanë automjete, 9% kanë biçikleta. Edhe këta të fundit paguajnë taksë.

Edhe këmbësori, edhe çiklisti, edhe ai me urban, edhe ai me makinë duhet të jenë në proporcion.

Detyra e Bashkisë është të sistemojë interesat. Ka dhe shtresa të tjera të popullsisë.

Deri vitin tjetër mbaron dhe mbikalimi i Shqiponjës. Jam në një punë që dëgjoj opinione për rrugët, arkitektura.

Tirana ka më shumë apo më pak vende parkimi? Padyshim që kemi hequr disa te ‘Myslym Shyri’, por ka 300 te Skënderbeu. Më parë s’kishte te Bulevardi i ‘Zogu l’, stadiumi dhe ‘7 Xhuxhat’.

Historia e parkimit është sa më shumë bën, aq më shumë kërkohet. Parimi është sa më shumë rrugë bën, është ftesë që të kalojnë më shumë me automjete”- tha Veliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto