
Këngëtarja Rovena Dilo prej disa kohësh është shkëputur nga muzika dhe nuk ka publikuar asnjë projekt, megjithatë ajo është shumë aktive në rrjete sociale. Ajo ka ndarë fotografi të shumta nga pushimet këtë sezon veror, ndërkohë që së fundmi ka zgjedhur të postojë një pamje ndryshe në ‘Instagram’.
Me bikini në det, artistja dukej mjaft në formë dhe krejt natyrale teksa ka qenë duke shijuar rrezet e diellit dhe ujin e pastër të detit ‘Jon’.
“Joni blu! Të du!”, shkroi Rovena krahas fotografisë që mori shumë pëlqime dhe komente nga fansat, të cilët e komplimentuan për paraqitjen e saj natyrale.