“Të dridhet zemra vetëm kur …”- Arjola Shehu zbulon gjendjen e saj pas infektimet me COVID-19 dhe rrëfen rëndësinë që kuptoi për jetën Oct 3, 2020 | 11:41

13:46 03/10/20206min126
arjola-shehu

Moderatorja e njohur Arjola Shehu ka folur për gjendjen e saj shëndetësore pas infektimit me koronavirus.

Gjatë një mini-interviste me ndjekësit në rrjetin social Instagram, ajo u shpreh se “është për mrekulli” dhe gati për tu rikthyer në emision.

“Jam për mrekulli dhe gati për tu bashkuar me juve se u bëra si jashtëtokësore këto dy javë,”– u shpreh moderatorja.

Ndërsa pyetjes se fansave “se çfarë rëndësie kuptoi mbi jetën pasi u prek nga COVID-19”, ajo iu përgjigj: “Të jem e sinqertë se sa e shtrenjtë është familja edhe sesi të dridhet zemra vetëm kur mendon se diçka mund t’i ndodhë atyre.”

Moderatorja u vetëizolua disa ditë më parë pasi rezultoi pozitive me COVID-19. Lajmi u bë i ditur nga vetë Arjola Shehu, e cila në një postim në Instagram shkroi se festoi ditëlindjen e mbyllur në karantinë.

“Sigurisht, kjo ditëlindje për mua është ndryshe… e mbyllur në shtëpi prej disa ditësh… me temperaturë dhe pa mundësi për të dal jashtë dhomës sime por kjo kohë vetëm, të bën të kuptosh se çfarë vërtetë ka rëndësi, kush është pranë teje, sa e rëndësishme është të jemi mirënjohës për çdo frymëmarrje! Gëzuar për mua! Me covid, por me shumë dashuri! Mezi pres të kthehem pranë jush!”– shkroi ajo, duke mos dhënë më tepër detaje rreth infektimit.

    

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *