“Të djegin të vërtetat që artikuloj ndaj teje”- Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Gratë grevistë nuk janë mish për top. Bëji nder familjes tënde dhe…

20:35 19/10/20203min120
monika kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një postim në facebook ka publikuar videon e një gruaje naftëtare. Që sipas saj ishte dërguar me urdhër të Ramës për ta përdorur për sulm politik ndaj saj.

Teksa i kujton se gratë greviste nuk janë mish për top, Kryemadhi I kërkon Ramës që “ti bëji nder familjes tënde dhe largoji duart nga gratë e Fierit”.

Kurajo për gratë greviste të cilat i mbështes në betejën për të drejtat e tyre dhe forca e grave të Shqipërisë, për t’u bërë bashkë më 25 Prill që të ndërtojmë Shqipërinë që nuk i shfrytëzon dhe nëpërkëmb por i jep vendin e duhur grave e vajzave të vendit!” përfundon Kryemadhi.

Postimi i plotë:

Edi, unë e di sa të djegin të vërtetat që unë artikuloj pa frikë ndaj teje dhe oligarkëve që je lidhur aq ngushtë. E kuptoj se marazi të ka errur sytë. Këto ishin gratë greviste që unë takova në Ballsh dhe jo mamaja e nderuar e një punonjësi Bashkie rilindase që sot e kishe çuar me urdhër për ta përdorur në sulm politik ndaj meje.

Bëji nder familjes tënde dhe largoji duart nga gratë e Fierit, se ato nuk janë mish për top për inatet politike që po të shtohen tani teksa po të ngushtohet laku në shterim të ditëve të pushtetit.

Kurajo për gratë greviste të cilat i mbështes në betejën për të drejtat e tyre dhe forca e grave të Shqipërisë, për t’u bërë bashkë më 25 Prill që të ndërtojmë Shqipërinë që nuk i shfrytëzon dhe nëpërkëmb por i jep vendin e duhur grave e vajzave të vendit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *