Të dhënat e fundit/ Nëntë të vdekur me koronavirus brenda ditës në Kosovë, ja sa ka shkuar shifra e të infektuarve

15:16 02/11/20201min77
-800-0-5fa012d968c5a

Në Kosovë situata epidemiologjike po tregon sinjale të përkeqësimit, pasi të hënen (dy nëntor) janë konfirmuar 486  të infektuar me koronavirusin e ri. Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike rezultatet janë në bazë 1.374 mostrave të testuara. Nga  COVID-19, brenda 24 orëve kanë vdekur edhe nëntë persona nga koronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.374 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 486 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar nëntë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

Numri total i rasteve pozitive është 20.655 raste nga 97.148 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 697 raste të vdekjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto