Të dhënat alarmante / Këto janë sëmundjet që përbëjnë shkakun kryesor të vdekjeve në Shqipëri

17:07 22/08/20202min85

unnamed

Sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut janë shkaktari kryesor i humbjeve të jetëve në Shqipëri, duke qenë përgjegjëse për 55.9% të vdekjeve tek gratë dhe 51. 1% tek burrat.

Të dhënat vijnë nga Instituti i Statistikave, i cili ka analizuar shifrat mes meshkujve dhe femrave duke nxjerrë në pah diferenca të larta gjinore në grup mosha të caktuara.

Humbja e jetës nga këto sëmundje nën moshën 65 vjeç për 100 000 banorë është afro dy herë me i lartë tek burrat se tek gratë ose 84.5% me 43.9%.

Ky tregues është pothuajse i barabartë për të dyja gjinitë për moshat mbi 65 vjeç.

Rreth 63,3 % e vdekjeve të burrave nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut ndodhin në grupmoshën 65-84 vjeç, kundrejt 57,4 % të vdekjeve të grave të kësaj grup-moshe.

Nga ana tjetër, në moshat më të mëdha se 85 vjeç ndodhin rreth 19,5 % e vdekjeve të burrave, kundrejt 33,2 % të vdekjeve të grave.

Si shkak të dytë të vdekjeve INSTAT rendit  sëmundjet e papërcaktuara dhe tumoret.  20.6% e grave dhe 14.3% e burrave në vend humbin jetën nga shkaqe të paqarta.

Ndërsa   19.3% e  meshkujve dhe 12.9% e femrave vdesin prej kancerit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto