‘Të armatosur dhe të rrezikshëm’: Sulmuesit e Vjenës janë të lirë, thotë ministri austriak

00:22 03/11/20201min94
Screenshot-9-5-780x439

Disa autorë të dyshuar të asaj që qeveria austriake po e quan një sulm terrorist në Vjenë janë të lirë dhe një ndjekje është duke u zhvilluar.

Sipas Reuters, të hënën ministri i Brendshëm, Karl Nehammer, duke i quajtur sulmuesit “shumë të armatosur dhe të rrezikshëm”.

“Ne kemi sjellur disa njësi të forcave speciale së bashku që tani po kërkojnë për terroristët e supozuar. Prandaj nuk po e kufizoj në një zonë të Vjenës sepse këta janë autorë të lëvizshëm”, citohet të ketë thënë Nehammer për ORF.

Nehammer ka kërkuar që publiku të qëndrojë brenda derisa gjithçka të jetë e qetë.

Ndryshe, gjatë orëve të mbrëmjes është raportuar për një sulm me armë afër një sinagoge në Vjenë të Austrisë.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe kancelari Sebastian Kurz, i cili ka thënë se vendi i tij është duke përjetuar orë të vështira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto