“Të afërmit më janë prekur nga virusi”, Soni Malaj pro ndalimit të muzikës: Nuk është më çështje lekësh

11:23 08/09/20202min124
1578155174_son1

Pas vendimit për ndalimin e muzikës pas orës 20.00 në vend, kanë qenë të shumtë artistët që kanë reaguar duke u shprehur se puna e tyre po pengohet dhe si rrjedhojë po përballen me vështirësi ekonomike. Mirëpo Soni Malaj shfaqur një tjetër anë të medaljes ditën e sotme, teksa ka qenë e ftuar në emisionin e mëngjesit në ‘Abc News’.

Artistja u shpreh se është pro kufizimit, që konsiderohet një nga masat për parandalimin e coronavirusit të ri pasi shumë të afërm dhe të njohur të saj janë infektuar me COVID 19.

“Kam pasur oferta për të kënduar, nuk është më çështje lekësh. Njerëz që unë njoh, të afërm janë prekur nga virusi. Grumbullimet gjatë verës nuk duheshin bërë as në 2 as në 4. Që kur ndodhi pandemia jam shumë e kujdesshme. As ty për herë të parë s’të përqafova”, u shpreh Malaj.

Këngëtarja ka qenë e komentuar për jetën private pasi momentalisht po shijon romancën me një djalë që nuk është pjesë e botës së showbizzit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto