
Policia e Dibrës ka arrestuar një 36 vjeçar, pasi drejtonte makinen nën efektin e alkoolit.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Peshkopisë ku shtetasi N.M, ka ka përplasur një automjet tjetër, e për ku për pasojë është lënduar lehtë drejtuesi i mjetit.
Njoftimi i policisë:
“N. M., 36 vjeç, banues në Dibër, pasi në qytetin e Peshkopisë, duke drejtuar automjetin e tij, në gjendje të dehur ne masën 0.82 mg/l, ka goditur një automjet tjetër ku për pasojë është lënduar lehtë drejtuesi i mjetit.”