“Tani dilni të gjithë me Covid”, pasi dyshoi se ishte infektuar dhe vazhdonte prezantonte, Fjoralba Ponari kërkon ndjesë: Më falni grupi

14:38 10/09/20203min159
640-0-5e0b1fb526712

Ditën e djeshme moderatorja e njohur Fjoralba Ponari ka ngritur polemika të shumta në rrjet pas deklaratës së saj, ku tregonte se dyshonte se ishte prekur nga COVID 19 ndërkohë që ka qenë duke xhiruar puntatat e para të emisionit ‘Jeho’.

“Jeho-n e dua aq shumë sa episodin e parë e kam xhiruar me 39.5 temperaturë (ndoshta ndoshta kam pasur atë që po mendoni ju)”, ndërkohë që ju përgjigj një ndjekësi/e kur e pyeti se kur do të rikthehej emisioni që ajo drejton.

Kaq ka mjaftuar që fansat të reagojnë dhe ta pyesin moderatoren pse nuk e ka kryer tamponin dhe ka vijuar të shkojë në punë, duke u bërë kështu një faktor rreziku për të tjerët.

“Si ka mundësi që vazhdove të punoje? Apo tani të gjithë dilni me Covid-19” shkruan dikush me anë të opsionit ‘Ask’ në ‘Instastory’.

“Ç’e do që e kam të faktuar që mund të kem pasur të paktën “grip stinor”. Nuk jam testuar atëhere jo për arsye neglizhence, të jesh i bindur, por sepse periudha që unë kam pasur shqetësime rezulton të ketë qenë fund janari/fillim shkurti, ku shumë pak info kishte mbi atë që do të na priste më vonë”, i është përgjigjur Fjoralba, e cila më tej i ka kërkuar edhe ndjesë grupit të punës, pasi i ka rrezikuar kolegët pa qenë në dijeni se virusi në janar mund të kishte mbërritur në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto