“Tamponi doli negativ”, Alketa Vejsiu kontradiktore me deklaratën për koronavirusin: Jam karantinuar 14 ditë

11:56 20/10/20206min104
download - 2020-10-20T115533.707

Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të suksesshme dhe më të dashura për publikun shqiptar. Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, ku ndan shpesh fotografi, mendime apo përgjigje të ndryshme për pyetjet që mund t’i drejtojnë ndjekësit në platformat ‘online’.

Pak kohë më parë ajo njoftoi përfshirjen në një format të ri televiziv i cili lidhet me njohjet e reja të vajzave dhe djemve dhe krijimin e çifteve. Ky emision do të niste më datë 24 shtator por transmetimi nuk nisi, ndërkohë që Alketa ka dhënë ditën e sotme një njoftim.

Moderatorja tregoi se ishte infektuar me koronavirus, dhe prej dy javësh ka rezultuar negative dhe tanimë është shëruar plotësisht.

 

“Coronen e kam kaluar, tamponi doli negativ para dy javesh! Qendrova 14 dite ne izolim ne shtepi. Jam mire per fat?

Kam degjuar raste vertete te renda dhe lutem cdo dite qe Zoti te mbroje njerezit afer meje dhe te gjithe shqiptaret! Corona nuk eshte shaka. Kujdesuni per veten!??

Falenderoni Zotin dhe Festoni cdo dite qe keni shendet dhe jeni ne jete!”, shkruan Alketa

Në fakt, kjo deklaratë e saj është kontradiktore pasi nga fundi i muajit shtator ka qenë aktive në ‘Instagram’ duke ndarë momente të ndryshme me ndjekësit në këtë rrjet social. Sot, më datë 20 ajo thotë se prej dy javësh ka rezultuar negative me covid 19 dhe shprehet se ky virus nuk është një shaka.

Mirëpo gjatë kësaj periudhe, pra dy javë para rezultatit të tamponit negativ, ajo supozon se është karantinuar 14 ditë. Por përse ju deshën Alketa Vejsiut dy javë të tjera nga data 6 tetor për të treguar se kishte dalë negative pas infektimit me koronavirus, mbetet ende e paqartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto