‘Takohemi në botën tjetër…’ / Zbulohet mesazhi tronditës i të riut me Covid-19 nga Durrësi që u hodh nga ‘Infektivi’

10:07 03/09/20202min57
Screenshot_2-5

Zbardhen të tjera detaje shokuese nga vetëvrasja e 29 vjeçarit nga Durrësi, Xhino Koça, i cili u hodh nga kati i 3-të i spitalit “Shefqet Ndroqi” rreth 3 javë më parë.

29-vjeçari kishte rreth një vit me probleme të shëndetit mendor dhe faktet e zbuluara tregojnë se ai kishte kohë që po e planifikonte vetëvrasjen.

Përpara se të hidhet nga dritarja e spitalit, ai u ka dërguar prindërve një mesazh, të cilin kishte kohë që e ruante në telefon.

Në SMS-në e fundit shkruante se kishte vendosur t’i jepte fund jetës pasi kishte bërë gjëra përtej limiteve të tij.

“Takohemi në botën tjetër”, shkruhej në fundin e mesazhit të tij, bën me dije ‘Fax News’.

Një tjetër detaj dyshues është se libri i fundit që i riu po lexonte në momentet e fundit ishte ‘Testamenti’.

Ky libër mbyllet me vetëvrasjen e personazhit kryesor, i cili është hedhur njësoj si Xhino, nga një lartësi e konsiderueshme.

I riu që tronditi kryeqytetin dhe të afërmit, është djali i një familjeje të njohur intelektualësh në Durrës, ku nëna e tij Lira është stiliste kurse babai i tij, Leonard Koça është kreu i Njësisë Administrative.

29-vjeçari u hodh nga kati i tretë i spitalit në orën 04:30 të mëngjesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto