Takimi i dy qeverive, Rusia në krah të Serbisë: Tirana dhe Prishtina po promovojnë politikën e “Shqipërisë së Madhe”. Kjo kërcënon…

18:05 13/10/20202min127
qeverite

“Përpjekjet e Prishtinës dhe Tiranës për të promovuar politikën e “Shqipërisë së Madhe” kërcënojnë sigurinë në Gadishullin Ballkanik”, kështu është shprehur në një deklaratë Ministria e Jashtme Ruse.

Kjo deklaratë erdhi pas takimit të dy qeverive, shqiptare me atë kosovare.

“Krijohet një përshtypje e paqartë. Qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës vazhdojnë të promovojnë politikën e Shqipërisë së Madhe. Veprime të tilla paraqesin një kërcënim real për paqen dhe stabilitetin në Ballkan”, shkruhej ndër të tjera në deklaratën e Ministrisë së Jashtme Ruse.

Ky reagim vjen si një mbështetje edhe ndaj Serbisë, ku ministri i Jashtëm serb, Aleksandar Vulin e quajti po ashtu përpjekje për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, çka pasoi më pas edhe me replika të kryeministrit Edi Rama.

rusia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto