Tabela/ Short “ferri” për Teutën dhe Kukësin/ Granada e Volfsburg vijnë në Shqipëri, Laçi rigjen Hapoel Ber Shevën

13:38 31/08/20205min100
Short56

U hodh në orën 13:00, në Nion të Zvicrës, shortit për turin e dytë të Ligës së Europës, ku plot 5 skuadra shqiptare, Laçi, Teuta, Kukësi, Renova dhe Shkëndija mësuan  kundërshtarët me të cilët do të ndeshen më 17 shtator. Ashtu si në raundin e parë, edhe në këtë raund, ndeshjet do të jenë me një takim.

unnamed (1)

Short ferri për Teutën dhe Kukësin. Goglat i kanë vënë përballë ekipeve të La Ligës dhe Bundesligës. Durrsakët e Edi Martinit do të presin në shtëpi Granadën, ndërkohë që Kukësi ka përballë Volfsburgun.

Kundërshtar disi më bujar për Laçin, në krahasim me Kukësin dhe Teutën. Kurbinasit e Cungut kanë “shamngur” Totenhemit, teksa do të presin izraelitët e Hapoel Ber Sheva.

Për sa i përket 2 ekipeve shqiptare që përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut, Shkëndija do të jetë mysafire në Rumani, ndaj Botoshanit të Filit dhe Papës, teksa Renova do të presë Hajdukun e Ismajlit dhe Tahirajt.

PËRBALLJET E EKIPEVE SHQIPTARE: 

Renova-Hajduk Split

Teuta-Granada

Laçi-Hapel Ber Sheva

Botoshan-Shkëndija

Kukësi-Volfsburg

Short56

RIVALËT E MUNDSHËM TË LAÇIT

Grupi 7

Totenhem Hotspur (Angli)

Hapoel Ber Sheva (Izrael)

Kolos Kovalivka (Ukrainë)

RIVALËT E MUNDSHËM TË TEUTËS

Grupi 4

Granada (Spanjë)

Apollon Limasol (Qipro)

Steaua Bukuresht (Rumani)

RIVALËT E MUNDSHËM TË KUKËSIT DHE RENOVËS

Grupi 10

Volfsburg (Gjermani)

Hajduk Split (Kroaci)

HSK Zrinjski (Bosnje)

RIVALËT E MUNDSHËM TË SHKËNDIJËS

Grupi 6

CSKA Sofia (Bullgari)

Botoshani (Rumani)

Sfintul Suruceni (Moldavi)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *