Tabaku zbulon arsyet pse Basha duhet të drejtojë PD-në: Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet, s’ka surpriza në Samit! Vijojmë betejën për 25 prillin

14:05 10/06/20218min36
jonida-tabaku-1

Deputetja e zgjedhur nga radhët e PD në zgjedhjet e 25 prillit, Jorida Tabaku, foli në rubrikën “opinion”, në Neës24, për zhvillimet e fundit të aktualitetit në vend. Tabaku u ndal te konferenca mes kryeministrit Edi Rama dhe Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ku u fol për integrimin e Shqipërisë, duke thënë se vendi ynë në të vërtetë nuk i ka plotësuar kushtet e vendosura nga BE.

Sipas Tabakut, disa nga kushtet e paplotësuara janë ligji i medias, lufta ndaj korrupsionit dhe zgjedhjet e 25 prillit. Më tej, deputetja e zgjedhur foli për zgjedhjet në PD, ku renditi sipas saj, arsyet pse Lulzim Basha duhet të vijojë të drejtojë Partinë Demokratike, si dhe për shkarkimin e Ilir Metës nga Kuvendi, ku tha se u shkel çdo parim i demokracisë dhe balancës normale të pushteteve. Në fund të intervistës, Tabaku iu bëri thirrje të gjithë anëtarëve të PD, që të votojnë maisivisht në zgjedhjet e 13 qershorit.

“Vetëm vitin e kaluar Shqipërisë i janë vendosur disa kushte. Shqipëria nuk i ka plotësuar parakushtet. Nuk do të ketë asnjë lajm në Samitin që zhvillohet më 22 qershor për sa i përket vendimit për Konferencën e parë Ndërqeveritare. Shqipëria është i vetmi vend që ka regres dhe po i largohet këtij procesi. Parakushtet kryesore që nuk janë plotësuar, janë ligji i medias, lufta ndaj korrupsioni dhe zgjedhjet e 25 prillit. Nuk mund të pranojmë një rezultat, që është i vjedhur, ka përdorur krimin, sigurisht që do të vazhdojmë gjithë rrugën ligjore, betejën tonë. Do të ketë një vendim të Forumeve të PD nëse do të jemi në Parlament, por ne do të përdorim gjithë hapësirën e mundshme për të vijuar betejën. PD në këto zgjedhje hyri pa asnjë pushtet, pa bashki, jashtë parlamentit, pa asnjë lloj mbështetje. Ishim të bindur që do të kishte një kufizim për qeverinë. Sot 10 anëtarë të parlamentit janë drejtpërdrejt të lidhur me krimin ose me dosje që janë në hetim për vjedhje të zgjedhjeve”, tha Tabaku.

Pse disa demokratë kritikojnë z. Basha dhe e bëjnë fajtor për humbjen në zgjedhje?

Të gjithë demokratët që kanë qenë në linjë të parë, që kanë vuajtur, që kanë luftuar për të marrë votën, që kanë qenë nën presionin e shtetit, sigurisht që e mendojnë kështu si unë. Pastaj, ato që duan të gjejnë fajtorin aty ku nuk është, sigurisht që e shohin këtë edhe te kryetari i PD. Sigurisht që secili prej nesh ka pjesën e tij të fajit. Ata që flasin sot, një pjesë nuk janë përfshirë në fushatën elektorale të PD, nuk janë përfshirë për të kërkuar votën për PD. Është shumë e rëndësishme të njohim mangësitë tona, por akoma më e rëndësishme është të mos përdorësh argumentet që përdor kundërshtari.

 

 

Kushdo që ka qenë i përfshirë në fushatë, e di çfarë ka ndodhur në terren. Edhe për dekriminalizimin nuk ka qenë betejë e lehtë, ka qenë e vështirë, por i nxorëm 15 deputetë kriminelë nga parlamenti, dhe kjo ishte betejë e Lulzim Bashës. Edhe beteja kundër kanabisit nuk është e lehtë, por ne vazhdojmë ta bëjmë. Ka shumë arsye që unë mendoj pse Basha duhet të vazhdojë të jetë në drejtimin e PD. Nuk është e lehtë të luftosh me autokraci të tillë, që natën prish teatrin dhe ditën sillet sikur s’ka ndodhur asgjë, që largon çdo zë opozitar, që ndryshe bën, ndryshe thotë e ndryshe reklamohet. Është një situatë e paprecedentë, që po vë në pikëpyetje demokracinë. Unë mendoj se me një strategji të re, me rrugën e nisur së fundi, për të bërë bashkë gjithë opozitën, mendoj se Basha mund të vijojë të drejtojë PD për të çuar përpara vendin.

Si i shihni zgjedhjet në PD? Po shpallja e Berishës “non grata”, sa preket nga urdhri ekzekutiv i Joe Biden?
Janë dy gjëra të ndryshme. Zgjedhjet e 13 qershorit në PD tregojnë për vlerat, debatin, mundësinë që i jepet kujtdo. Unë jam e shqetësuar për bashkimin pas 13 qershorit, se sa 13 qershorin në vetvete. Anëtarët e PD janë të zgjuar, e kanë përjetuar presionin, dhe e dinë çfarë ka ndodhur në zgjedhje. Sa i përket z. Berisha, ai i është futur rrugës ligjore dhe besoj se do ta vazhdojë. Nuk e di lidhjen e urdhrit ekzekutiv me shpalljen ‘non grata’, por unë besoj se z. Berisha i është futur rrugës ligjore dhe do i shkojë deri në fund, ai është nga ata politikan që nuk i lë gjërat në mes. Nuk është surprizë që Shqipëria përfshihet në urdhrin ekzekutiv të Biden, pasi situata me korrupsionin ka ardhur duke u përkeqësuar vitet e fundit. Në këtë situatë ku ndodhet sot qeveria shqiptare, besoj se shumë shpejt do të publikohet informacioni, pse është përfshirë Shqipëria në urdhrin ekzekutiv të Joe Biden.

Shkarkimi i Metës nga Kuvendi, e prisnit?
Të them të drejtën nuk ka gjë që nuk bën kjo qeveri. Nuk kisha menduar se do të arrinin deri këtu, u shkel çdo parim i demokracisë, i kontrollit dhe balancës normale të pushteteve. Besoj që Gjykata Kushtetuese do të marrë një vendim, që do të jetë në anën e drejtë të ligjit. Ata do vijojnë të shkelin me këmbë, këdo që kanë kundër, por besoj se një opozitë të fortë do jetë e aftë të nxjerrë faktet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto