“Ta kesh mik të prish punë, ta kesh armik , të ha munë”, Nora Malaj shfryn ndaj Edi Ramës

15:06 16/10/20203min316
2a93a22b-56d3-48ec-8804-034086d935ca

Ish-deputetja e LSI, Nora Malaj e ka cilësuar dështim përballjen e Kryeministrit Edi Rama me gazetarët, një ditë më parë.

Malaj shkruan se Ramën e tradhtoi gjuha e trupit, që u soll me arrogance ndaj gazetarëve. Për Malajn, e gjitha ajo skenë i kujtoi “vargjet e te madhit Dritero, “Ta kesh mik të prish punë, ta kesh armik , të ha munë”.

Postimi plotë:

Kur gazetarët të hedhin në knoc down !

E filloi dhe e përfundoi me një gjuhë fyese , denigruese dhe çmendarake të gjithë ballafaqimin me gazetarët .

Intimidoj, fyeu e shau , cilin do që i erdhi ndërmend .

Nuk kurse zotin Rakipllari, që me qytetari u mundua të krijonte dialogë, po çmendaraku nuk hante llogjikë, nuk kurseu zonjushën gazetare që me stil dhe shumë mençuri e  tepër e përmbajtur, “gëlltiti “gjuhën seksiste dhe arrogante të çmendarakut dhe përballoj me kurajo e qetësi logoren e tij pa argument.

Nuk mundi ta përballoj dot dhe gjuha e trupit e tradhtoj  në përballjen me Z. Shullaku .

Dhe as miqësia me zotin Vangjeli nuk e ndihmojë! Ishte totalisht dëshpëruese dhe reale arroganca e tij në pamundësi për t’u përballur me ca të vërteta që  ulërasin.

Çfarë mjerimi intelektual dhe çfarë fyerje për shqiptarët , intelektin dhe dashurinë që kanë ata për vendin ,jo vetëm ne Shqipëri ,po kudo ne botë!

Dhe të mendosh që ky mavri – mavi drejton edhe OSBE… Pu pu pu ( do të thoshte Jovan Bregu)

Pu pu pu cfarë kohesh po kalojme.

Dikur kishim burra shteti , sot kemi burra me metra të gjatë, që gjatësinë e shesin për vlerë dhe garanci “që nuk janë hajdutë!!??” . I vetmi argument dhe lajtmotiv i bisedës se :” Unë nuk jam hajdut se jam dy metra i gjatë” 😂

Lumi që mori Vunonë , po merr edhe vendin tonë me ketë njeri jashtë çdo standari social dhe humanë.

Teksa e shihja skenën m’ u kujtuan vargjer e te madhit Dritero: “. Ta kesh mik të prish punë, ta kesh armik , të ha … ”

E unë ne fakt e kam shok fëmijërie …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto