
Luana festoi ditën e djeshme 29 vjetorin, ku pati shumë surpriza të bukura. Si fillim ishte festa surprizë në orën 00:00, ku moderatorja u rrethua nga buqeta gjigante me lule dhe festoi e veshur me pizhama dhe pa grim.
Pas kësaj, erdhi një surprizë nga vetë Luana, e cila ditën e datëlindjes, ndau me të gjithë intervistën e saj të fundit për një revistë amerikane. Ndërkaq, teksa moderatorja ka shkuar në zyrë për të vazhduar punën për sezonin e ri televiziv, e priste një tjetër surprizë.
Stafi i saj i kishin organizuar një surprizë brenda zyrës, ku sigurisht nuk mungonte as torta e datëlindjes. “Si fillim sezoni televiziv Ditelindja me gjeti ne pune.. faleminderit stafit me te mire qe kam se jane te tilla supriza e momente qe te mbushin! Na shkofte keshtu ky sezon.Ps. Here tjeter dikush te me thote qe te pakten te rregulloj floket & po pres ende pergjigje si e hapet zyren time.Ju du,” shkruan Luana.