Sulmuesi i Tiranës në klubin e Ibrahimovic, zbulohen detajet e transferimit (EMRI)

12:02 28/08/20202min174
Screenshot_2

Pandemia pengoi Dejvi Bregun, por jo Ernest Muçin.

Hammarby, ku Zlatan Ibrahimovic është aksioner, i hedh sytë sërish nga Superiorja dhe në gjirin e vet pritet të ketë për sezonin e ardhshëm sulmuesin e Tiranës.

I riu kishte disa opsione, nga Kroacia dhe Belgjika, por suedezët kanë qenë më konkretë.

“ABC News” zbulon se praktikisht marrëveshja mes klubeve është arritur dhe Tirana do të përfitojë rreth 300 mijë euro, plus ndonjë modalitet tjetër në formën e bonuseve ose nëse 19-vjeçari do të transferohet në klub tjetër nga Hammarby.

Burime të televizionit bëjnë me dije se në stadium, gjatë përballjes së Champions League mes Tiranës e Yllit të Kuq, do të jetë një përfaqësues i klubit të Hammarby që do ta vëzhgojë nga afër Muçin.

Ai pritet që të jetë titullar, sikurse kundër Dinamo Tbilisi.

Sulmuesi, edhe pse sezonin e shkuar u zgjodh vetëm shtatë herë si titullar nga tre trajnerët që drejtuan Tiranën përgjatë gjithë sezonit, ia doli të shënonte shtatë gola dhe të ishte i rëndësishëm për bardheblutë.

Muçi është edhe pjesë e Shqipërisë U19, madje në disa ndeshje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Shpejt do të kapërcejë te Shqipëria U21 dhe në të ardhmen dëshira është e madhe që të luajë edhe në kombëtaren e madhe.

Gjithsesi fillimisht Muçi duhet të nisë të “fluturojë” më Hammarby dhe të tregojë cilësitë e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *