Sulmohet konsullata franceze në Arabinë Saudite. Një roje është goditur me thike

13:46 29/10/20201min103
34994312-8892633-image-a-10_1603969152450

Një saudit u arrestua në Jeddah pasi sulmoi dhe plagosi një roje me një “mjet të mprehtë” në konsullatën franceze të enjten, njofton Reuters.

Ambasada Franceze tha se konsullata ishte subjekt i një “sulmi me thikë që shënjestroi një roje”, duke shtuar që roja u dërgua në spital dhe se është jashtë rrezikut për jetën.

“Ambasada Franceze dënon me forcë këtë sulm kundër një posti diplomatik, i cili asgjë nuk mund të justifikojë,” thuhet në deklaratën e ambasadës.

Sulmi ndodhi pasi një burrë me thikë që thërriste “Allahu Akbar” preu kokën e një gruaje dhe vrau dy persona të tjerë në qytetin francez të Nicës më herët të enjten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto