
Aktivisti dhe gazetari anti-Kremlin Yegor Shoukov u sulmua në Moskë. U raportua se Shoukov u plagos rëndë gjatë sulmit.
Sipas raportimit të radio Echo Moskvy aktivisti 22 vjeçar u shtrua në spital me dyshimin e prerjeve të thella në fytyrën e tij dhe tronditjes psikologjike.
Pas transmetimit të së Dielës,dy persona të paidentifikuar i zunë pritë në hyrje të shtëpisë dhe e sulmuan Shukovin. Ekipi i Şukov postoi imazhe në mediat sociale në të cilat tregohet se si gazetari u plagos. Imazhet e shpërndara tregojnë se si aktivisti i ri goditej në kokë ndërsa ishte në tokë. Kryeredaktori i Echo Moskvy Aleksey Venicetov njoftoi se Shukov depozitoi një denoncim në polici në lidhje me sulmin.