Sulmohet furra “Çollaku” në Serbi, pronari shqiptar largon familjen nga frika

14:26 12/09/20201min77
collaku

Sulmi në furrën e bukës “Banat-Colaku” në Bela Crkva të Vojvodinës së Serbisë ndodhi mbrëmjen e kaluar, prandaj pronari i furrës largoi familjen jashtë shtëpisë për arsye sigurie, raporton portali Belocrkvanske Novosti.

Siç thuhet, gjatë sulmit, pronari shqiptar i furrës dhe punonjësit ishin brenda objektit, ku po përgatiste bukë dhe pasta për shitje.

Autori theu vitrinën e dyqanit gjersa u filmua nga kamerat e mbikëqyrjes gjersa tashmë thuhet se është identifikuar krimineli.

Vendasit me të cilët foli gazetari i portalit thanë se ishin tmerruar nga pamja pasi që nuk mbanet në mend nëse kishte ndodhur ndonjëherë një incident i ngjashëm në Bela Crkva.

Sipas punonjësve të furrës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar hetimet rreth incidentit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto