Sulmi i Ilir Metës ndaj gazetarëve, Rama i del në mbrojtje Bollinos dhe bashkëshortes së tij: I vetmi faj i tyre është se …

14:42 25/10/20202min86
Rama Meta

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur sulm skandaloz komentin e zëdhënësit të presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ndaj analistit Carlo Bollino dhe bashkëshortes së tij.

“Sulmi skandaloz i Ilir Metës mbi Alba Malltezin, bashkëshorten e Carlo Bollinos, është një tjetër zhytje e presidentit të republikës në bozën e vulgaritetit, brutalitetit,antishtetit! Çfarë dreqin do akoma nga Shqipëria ky njeri që ka marrë më shumë se kushdo në historinë e saj. I vetmi faj i Alba Malltezit dhe Carlo Bollinos është se i shërbejnë publikut me kurajon e me profesionalizmin e tyre dhe Ilir Meta është i fundit shqiptar në planet që mund t’i kërkojë hesap kujtdoqoftë, jo më Albës e Carlos, për si i sigurojnë të ardhurat e tyre!Çfarë katandie!”, shkruan Rama.

Sulmi i Ilir Metës ndaj gazetarëve, Rama i del në mbrojtje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto