“Sulmet terroriste në Britani mund të ndodhin, publiku të mbetet vigjilent”/ ngre alarmin ministrja e Brendshme

18:29 03/11/20201min80
201001144305-01-priti-patel-large-169

Teksa sulmet terroriste po bëhen një kërcënim i madh në Evropë, duke marrë shumë jetë njerëzish, Britania ngre alarmin e saj.

“Niveli i kërcënimit të terrorizmit në Britani është rritur ndjeshëm.”,-tha të martën ministrja e Brendshme, Priti Patel.

Patel shkroi në Twitter:

“Qendra e Përbashkët e Analizës së Terrorizmit ka ndryshuar nivelin e kërcënimit të terrorizmit në Mbretërinë e Bashkuar, duke kaluar në një nivel më të rëndë.  Kjo është një masë paraprake dhe nuk bazohet në ndonjë kërcënim specifik. Publiku duhet të vazhdojë të mbetet vigjilent dhe të raportojë çdo veprimtari të dyshimtë në polici.”

Niveli i ri i kërcënimit do të thotë që një sulm ka shumë të ngjarë të ndodhë.

Reuters shkruan se ky alarm vjen pas sulmit terrorist në Vjenë, ku një xhihadist vrau 4 persona dhe pas ngjarjeve tragjike në Francë javët e kaluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto