Sugjerimi interesant i deputetes shqiptare për zgjidhjen e situatës në Kakavijë

18:27 16/08/20205min190
kakavije-10-1-752x440-1-696x407-1

Situata kaotike në Kakavijë ka bërë që mijëra qytetarë shqiptarë të mbeten të bllokuar për ditë të tëra, në pamundësi për të lëvizur drejt shtetit grek.

E për këtë çështje, deputetja Senida Mesi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka sugjeruar edhe një mënyrë se si shqiptarët të mos mbajnë radhë në pikat kufitare, por të udhëtojnë drejt Greqisë në bazë të numrit të udhëtarit që do marrin pas aplikimit në një portal online.

Sipas deputetes, Ministria e Jashtme në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, me ndihmën e Agencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe E-Albania, të mundësojnë një platformë online ku të respektohet kuota 750/300 shtetas të lejuar në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës.

Postimi i plotë i Senida Mesit:

E shqetësuar si çdo njëri prej nesh për situatën e krijuar në kufi me Greqinë, si rezultat i vendimeve të palës greke për masat parandaluese kundër COVID-19, shpresoj që të kemi një normalitet sa më shpejt të jetë e mundur.

Duke marrë në konsideratë vendimet e fundit të Qeverisë Greke, do sugjeroja që:

1. Meqë për të hyrë në Republikën e Greqisë, nëpërmjet PKK Kakavijë do të lejohet të kalojnë vetëm 750 shtetas në ditë, ndërsa nga PKK Kapshticë vetëm 300 shtetas në ditë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë dhe Ministria e Brendshme, me ndihmën e Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe E-Albania që nesër të kenë një platformë on-line që përmes konfirmimit me sms apo email të marrin numrin e udhëtarit (për çdo anëtar familje) në ditën e dëshiruar të udhëtimit duke respektuar 750/300 shtetas të lejuar për të kaluar në PKK respektive. Nëse në ditën e kërkuar nuk ka mundësi kalimi, ti llogaritet dita e nesërme. Nëse një shtetas për arsyet e tij anulon udhëtimin për Greqi duhet dhe ta anulojë online. Kështu shtetasit shqiptarë nuk kanë pse të presin në rrathë, por e dinë që pa u nisur nga shtëpia kur mund udhëtojnë dhe Policia e Shtetit e manaxhon më mirë situatën.

2. MEPJ/MB dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të publikojë listën e subjekteve, adresën dhe kontaktet se ku mund të realizohet testi COVID-19 i njohur nga pala greke dhe ti udhëzojnë këto subjekte që formati i përgjigjes së analizës të përmbajë të gjithë elementet që kërkon pala greke në shqip dhe anglisht.

3. MEPJ/MB asistencë për qytetarët shqiptar për plotësim formulari PLF që kërkon pala greke dhe që plotësohet online.

4. Plotësimin e vakancave në ambasadën/konsullatën tonë në shtetin grek nga MEPJ dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta

Të nderuar bashkëqytetar që doni të udhëtoni për në Greqi mos harroni:

– certifikata e kryerjes së testit COVID-19 duhet të jetë jo më vonë së 72 orë nga dita e udhëtimit dhe rezultati të jetë NEGATIV;

– lejohen të hyjnë në Republikën e Greqisë shtetasit që kanë leje qëndrimi greke ose shtetësi greke, punëtorët sezonal, si dhe çdo shtetas që ka marrë konfirmim nga autoriteti përkatës;

-orari i kalimit në pikat kufitare është 06:00-22:00

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto