Studentët bëjnë për ‘ujë të ftohtë’ Erion Veliaj: Je vrasës i Ardit Gjoklajt-VIDEO

20:18 10/09/20202min61
erion-veliajaaaa-696x348

Ditën e sotme Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me studentë.

I gjithë takimi i ka dalë nga duart, pasi disa prej studentëve të Lëvizjes për Universitetin e kanë bërë për ujë të ftohtë kryebashkiakun.

Njëri prej studentëve i ka kujtuar Erion Veliajt dështimin me kartën e studentit, abonetë, apo edhe faktin që ai cilësohet si përgjegjës për vrasjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës.

Ashtu siç duket edhe në video, Veliaj nuk e ka pritur këtë qëndrim të studentëve teksa përballë të vërtetave bëhet për ‘ujë të ftohtë’.

Studentët janë ankuar edhe kushtet e vështira në konvikte, çmimet e larta dhe abonetë e studentëve.

Pas debatit me Veliajn, studentët janë nxjerr jashtë nga truprojat e kryebashkiakut./Descript.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto