Student : Shkollat janë për të mësuar, jo për t’u mbyllur. Protestojnë para Ministrisë së Arsimit

11:38 02/11/20201min69
1604308607_protestastudenteve

Studentët kanë nisur protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit duke kundërshtuar mbylljen e konvikteve, universiteteve dhe zhvillimin e mësimit online.

“Shkollat janë për të mësuar, jo për tu kyçur”; “Nuk duam operacione online në të ardhmen”, shkruhet në pankartat që mbajnë studentët në duar.

Studentët kërkojnë përgjysmim të tarifës vjetore të studimit, një paketë sociale për qiratë, internetin, librat dhe kostot e jetesës, ndërkohë që sot nis edhe viti i ri akademik, 2020-2021, ku për herë të parë, do të ndjekin fakultetin 21 mijë studentë të rinj.

Nga ana e tyre, studentët pretendojnë që prej karantinës së parë të muajit mars, kanë qenë një nga shtresat më të dëmtuara të shoqërisë dhe se qeveria nuk ka menduar asnjë moment për ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto