Stresi habit sërish me deklaratën, “Jam infektuar dy herë me koronavirus”,

10:41 03/11/20202min83
Untitled

Arkimed Lushaj, i njohur në botën e muzikës si Stresi njoftoi në muajin shtator se ishte infektuar me koronavirus. Lajmin e dha me anë të një postimi në ‘Instastory’, ku ju kërkoi të gjithëve të tregonin kujdes të shtuar.

“U konfirmova pozitiv! Ruani veten, unë po iki menjëherë të vetëizolohem,”shkroi ai në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë këtë lajm ai e përgënjeshtroi duke thënë se ishte një shaka dhe se nuk ishte infektuar me virusin vdekjeprurës. Mirëpo në një deklaratë të bërë së fundmi artisti ka bërë sërish ‘lëmsh’ rrjetin pasi tregoi se kishte kaluar koronavirusin dy herë.

“Një herë besoj jam infektuar kur isha në një koncert me grupin në Greqi. Ishim atje dhe kishim simptomat, por kështu jemi si grup ne, i kalojmë gjërat pa bërë shumë zhurmë. Nuk u thamë as prindërve. Për të mos i bërë merak e kështu. Ndërsa hera tjetër ishte tani, pata të njëjtat simptoma. Por që tani jam mirë, dhe kam bërë dhe tamponin dhe kam dalë negativ,” tha Stresi në një intervistë në ‘Ftesë në 5’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *