
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka postuar sot në profilin e saj në Facebook një foto familjare në ditën e parë të shkollës, ku shfaqet bashkë me të shoqin teksa shoqërojnë të bijën në bankat e shkollës.
Postimi i Spiropalit:
“Dija është rrugë e vështirë, por e vetmja që të nxjerr në dritë. Suksese mam. Qofsh e lumtur bashkë me shoqet dhe shokët”, shkruan në urimin e saj përbri fotos Spiropali.