Spastrime masive në PD / Klevis Balliu ‘i bën dalje’ Bashës pasi anëtarësia e eliminoi nga gara për deputet

22:17 23/10/20203min128
basha-maske-konference-750x375-1

Tashmë është shumë e qartë.

Nga një monitorim në profilin e deputetit Klevis Balliu shihet se para datës 7 tetor, ai shpërndante çdo postim dhe takim të Bashës me qytetarët, nga turi i këtij të fundit në gjithë Shqipërinë. Mirëpo pas rezultateve në Pogradec, prej datës 7 tetor, Klevis Balliu nuk ka shpërndarë me asnjë deklaratë apo takim të kreut të PD.

Vetë ish-deputeti nuk bëri asnjë reagim për votimin në shumicë kundër nga anëtarësia e PD në Pogradec. Ose thënë ndryshme duket se e ka bërë “një reagim” në heshtje, duke “i bërë dalje” kreut të PD Lulzim Basha në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Komisioni i Vlerësimit të Kandidaturave për deputetë të Partisë Demokratike ka skuaflikuar nga disa emra të njohur partisë kryesore opozitare.

Mes emrave bien në sy prezenca e anëtares së Kryesisë së PD-së, Izmira Ulqinaku, por dhe figura të tjera si Ervin Salianji dhe Tritan Shehu.

Emrat e tyre nuk janë përfshirë në listën që Komisioni i ka dorëzuar kryetarit të PD-së. Vendimi përfundimtar do të merret nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar.

Spastrime masive në PD / Klevis Balliu ‘i bën dalje’

Spastrime masive në PD / Klevis Balliu ‘i bën dalje’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto