SPAK pushon hetimet për ish-kryebashkiakun e Hasit

13:25 04/09/20201min106
adem-lala

Ditën e sotme SPAK ka pushuar hetimet në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Hasit, Adem Lala. Ai dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke firmosur privatizimin e një ndërtese.

Në date 18 qershor , Lala është paraqitur pranë Prokurorisë së Posaçme për të dhënë deklarime në lidhje me dyshimet e ngritura ndaj tij.Adem Lala është zyrtari i parë nga të zgjedhurit vendorë që merret i pandehur që nga krijimi i SPAK.

Kujtojmë që Adem Lala u zgjodh kryetar i bashkisë së Hasit në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015 nën siglën e kolacionit PS-LSI. Më parë ka mbajtur 2 mandate si kryetar komune në Golaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto