Sot nisin rregullat e reja për hyrjen në Greqi, ja çfarë duhet të dini

09:29 17/08/20203min90
kakavije-situate-fluks-makina-696x353

Prej këtij mëngjesi të 17 gushtit hyjnë në fuqi rregullat e reja për të shkuar në Greqi, ndërkohë që pas një krize disa ditore humanitare në Kakavijë dhe Kapshticë, makinat e fundit kaluar në orën 12.40 pas mesnate.

Rregullat e reja 

Për të hyrë në Republikën e Greqisë 🇬🇷 prej mëngjesit të datës 17 gusht qytetarët duhet të kenë me vete:

✅ Certifikatën e kryerjes së testit COVID-19, jo më vonë së 72 orë nga dita e udhëtimit dhe rezultati të jetë NEGATIV;

✅ Testimi të jetë bërë nga autoriteti shtetëror (Instituti i Shëndetësisë) ose nga çdo spital apo klinikë e certifikuar dhe e njohur nga shteti;

✅ Certifikata të përmbajë të dhënat personale të personit, numrin e pasaportës ose të kartës greke, rezultatin negativ të testit, emrin e Institucionit ku është kryer testimi, adresën, numrin e telefonit, si dhe të jetë e përkthyer në gjuhën angleze;

✅     Do të lejohen të hyjnë në Republikën e Greqisë shtetasit që kanë leje qëndrimi greke ose shtetësi greke, punëtorët sezonal, si dhe çdo shtetas që ka marrë konfirmim nga autoriteti përkatës;

✅     Çdo shtetas që do të hyjë gjithashtu duhet të këtë plotësuar formularin PLF.

Sot, pas komunikimeve të pandërprera me homologët grekë është mundësuar që në PKK Kakavije të vijojë puna me ritëm duke u ardhur në ndihmë qytetarëve që janë në pritje në radhë, për të kaluar në shtetin grek.

Gjithashtu po pas komunikimeve intensive me homologët grekë, në këto momente në Kapshticë ka nisur puna normalisht e do të vijojë deri në orën 22:00 të mbrëmjes, ndërsa nga nesër në orën 06:00 të mëngjesit në të dyja pikat e kalimit do të aplikohen masat e raja anti-COVID.

Policia Kufitare apelon qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë që mos ndërmarrin udhëtime pa pasur me vete dokumentacionin e mësipërm, pasi Policia ka ngritur pika kontrolli në drejtim të Kakavijes si dhe në drejtim të Kapshticës.

Nuk do të lejohet asnjë qytetar që ka qëllim destinacionin final Greqinë të udhëtojë në drejtim të këtyre pikave pa pasur dokumentacionin e nevojshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto