Sot dy viktima / Ulet numri i të shëruarve dhe rritet ai i rasteve të reja me Covid-19 në 24 orë

16:20 08/09/20201min78
1599574152_eugena

147 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërkohë që, dy pacientë e kanë humbur betejën me infeksionin, njëri nga Tirana dhe tjetri nga Elbasani, ndërsa 53 të tjerë janë shëruar.

Dy spitalet Covid janë sërish në kapacitete maksimale me pacientë të konfirmuar pozitivë dhe që po marrin mjekim.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 199 pacientë po marrin mjekim tek ‘Infektivi’ dhe ‘Shefqet Ndroqi’, 19 janë në terapi intensive dhe 5 të intubuar.

Ndërkohë, që nga fillimi i pandemisë, numri i personave të infektuar me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 10553.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto