Sot 109 raste të reja me COVID-19 në Maqedon

16:18 04/09/20201min63
maqedoni-coronavirus-1024x553

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1486 testime për coronavirus, ndërsa 109 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-40, Kumanovë-10, Shtip-3, Prilep-12, Tetovë-6, Strugë-4, Manastir-6, Ohër-7, Kavadar-3, Gostivar-2, Strumicë-2, Kriva Pallankë-2, Probishtip-1, Pehçevë-1, Vinicë-2, Delçevë-1, Shën Nikollë-1, Kërçovë-4, Resnjë-1, Negotinë-1.

Kanë ndërruar jetë edhe tre persona, një nga Kërçova (64), një nga Shkupi (61) dhe një nga Makedonski Brod (70).

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 89 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 14.871, prej të cilëve 12.054 janë shëruar, ndërsa 609 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 2.208.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto