
Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë Sokol Cikalleshi firmos me klubin turk Koniaspor. Ashtu siç u paralajmërua nga “Panorama Sport”, 30-vjeçari është prezantuar sot në ambjentet e klubit duke firmosur për dy vite.
Futbollisti kuqezi mbyll në këtë mënyrë aventurën me Akhisarsporin duke realizuar gjatë sezonit 2019-2020 8 gola në 26 takime.
Kujtojmë që në Superligën turke tashmë do të luajë dhe sulmuesi tjetër i Shqipërisë Armando Sadiku, i cili është transferuar te Erzurumi.