Skoci/ Rangers fiton derbin ndaj Celtic

19:03 17/10/20201min110
auto_Screenshot_361602943670

Ishte dita e derbit në Skoci. Celtic dhe Rangers u përplasën midis tyre në kuadër të javës së 11-të në kampionatin skocez.

Skuadra e Steven Gerrard u shfaq dominuese përballë rivalëve të tyre të përjetëshëm, duke fituar takimin me rezultatin e pastër 2-0, falë një dopietë të Connor Goldson.

Udhëheqës të kampionatit që nga fillimi, “Gers” tashmë janë 4 pikë përpara Celtic. Por, “Bhoys” kanë luajtur një ndeshje më pak. Ndërsa ka ende rrugë për të bërë, Rangers kanë bërë një  fillimin të mirë të kampionatit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *